Rita Ora më në fund ka zbuluar detaje nga martesa e saj sekrete me Taika Waititin.
Ajo u martua me regjisorin verën e kaluar dhe Rita zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.
Në një intervistë për revistën Glamour, ajo u shpreh se:
“Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua, mendoj se me punën time, është e gjitha… puna ime është shumë e drejtuar nga vëmendja, kështu që doja ta mbaja private martesën sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”.
Ceremonia e organizuar në minutën e fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.
Çifti ishte nën presion për të gjetur një datë midis orareve të tyre të ngjeshura të punës, me Ritën që shpjegoi:
“Ishte ose atëherë ose na duhej të prisnim për shekuj. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e mi atje. Pra, ne sapo e kuptuam dhe e bëmë. Dhe ishte perfektë”.
Ajo vazhdoi:
“Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi e ndoqën celebrimin përmes Zoom.
Rita më tej shpjegoi se nuk kishte në dasmë diçka si propozimi romantik në gjunjë: “Sinqerisht, nuk kishte asnjë ulje në gjunjë. Ishte më shumë si: ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë këtë gjë’”.
Ndërsa Rita nuk ka publikuar asnjë fotografi nga dita e madhe, ajo e përshkroi fustanin e saj ‘të pabesueshëm’ të realizuar nga Tom Ford si një fustan të bardhë, dantelle, me një vello të gjatë që prekte dyshemenë.
Pavarësisht se familja e Ritës janë myslimanë, ndërsa Taika e përshkruan veten si ateist, ata zgjodhën një ceremoni jo-fetare.
Rita shpjegoi: “Ishte shumë shpirtërore. Na pëlqeu vetëm fakti që po martoheshim me njëri-tjetrin. Unë kurrë nuk jam rritur në një fe të detyruar”.
Rita, e cila nuk i tha asnjë prej miqve të saj se po martohej, zbuloi se mund të organizojë një dasmë të madhe për të gjithë të dashurit e tyre më vonë.
Rita më në fund konfirmoi se do të ishte martuar në janar, duke thënë: “Po jam e martuar. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve.”