Rinian Leka ishte sot i ftuar ne Kosove ne nje interviste per “Expres Roze” me Festa Qoqaj ku ai u vu perpara disa pyetjeve ngacmuese te Festes.
Nuk kishte si te mos pyetej edhe per lidhjen qe konfirmoi para pak kohesh. Tashme e dashura e Rinianit eshte disi e njohur pasi foto te te dyve kane qarkulluar ne internet, megjithese ai vete nuk e ka bere publike se ke ka ne krah.
Ne intervisten e sotme ai tregoi dicka me shume per vajzen dhe se si u njohen te dy. Vajza aktualisht punon si avokate ne Spanje, por eshte Shqiptare dhe shpesh vjen per arsye pune. Riniani kishte disa pune dokumentash per te kryer ne Shqiperi dhe aty njohu avokaten e tij, qe mesa duket u kthye shume shpejt ne te dashuren e tij.
Riniani u shpreh se qe ne takimin e pare pati nje shkendi dhe ata vijuan takimet bashke qe ai pelqim te mos shuhej. Ajo ka udhetuar per ne Shqiperi per te takuar Rinianit, ashtu sic edhe Riniani ka shkuar ne Spanje per te. Gjithashtu na tregoi se ndihet shume i lumtur dhe ndjen nje dashuri te madhe per vajzen, qe quhet Anisa.”