Pak kohe me pare, nje sherr mes Era Istrefit dhe Dafina Zeqirit u be viral ne rrjet. Akoma me shume terhoqi vemendjen arsyeja e sherrit, e cila ishte per nje pale vathe. Po po.
Dafina u shfaq me një palë vathë me perla në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik.
Në foto këngëtarja shihej me vathë të njëjtë si të Dafinës. Pas këtij “xingu” artistet nuk i kursyen thumbat në rrjetet e tyre sociale.
Por, si duket nga postimet e fundit ne rrjetet sociale, ky sherr nuk eshte sqaruar ende.
Ka qene Dafina e cila ka postuar nje foto ne Instagram ku duket me një look të ri me baluke teksa krahas postimit shkruan:
“Nuk e zgjodha jetën me baluke, baluket më zgjodhën mua. Kemi një lidhje të ngushtë së bashku.”
Nuk ka vonuar shume dhe reagimi i Istrefit. Ajo ka ndare nje seri fotosh ne te cilat shfaqet po njesoj, me baluke. Gjithashtu mbishkrimi në foton e këngëtares tregon se ajo po thumbon hapur dikë.
“Trend bëj, nuk ndjek”- ka shkruar Era dhe kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë.
Por prisni se ka akoma. Më herët kur Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, fansat e Erës e akuzuan atë se i ka kopjuar veshjen. Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër.