Pas ndarjes dhe pajtimit mesa duket fshihet një lajm i ëmbël.
Sipas shtypit argjentinas, Wanda Nara është shtatzënë. E raporton gazeta “Caras”, sipas së cilës një fëmijë i ri ishte baza e pajtimit mes showgirl-it dhe sulmuesit të Galatasaray.
Ndarja e fundit dukej se ishte ajo përfundimtare. Më pas të dy bënë një udhëtim në Maldive me fëmijët e tyre, ku nuk munguan fotot dhe dedikimet në rrjetet e tyre sociale.
“Ajo nuk ishte gruaja e jetës sime. Ishte jeta ime e transformuar në një grua. Historitë e Disney kanë edhe një sezon të dytë”, ka shkruar Icardi.
Imazhet e postuara në rrjetet sociale nuk zbulojnë ndonjë bark të dyshimtë, por mediat argjentinase, jo vetëm “Caras”, janë të sigurt për ardhjen e afërt të një foshnje tjetër.
Do të ishte i treti për Wanda dhe Mauro, dhe i gjashti për modelen që ka pasur tre djem të lindur nga martesa me Maxi Lopez.
Në mes të pajtimit të saj me Mauro Icardin, Wanda Nara tha: “Mauro nuk donte dhe ishte shumë e vështirë, sepse unë ende e dua shumë. Por gjërat nuk po shkonin mirë, atmosfera në shtëpi ishte e rënduar dhe në një moment i thashë: ‘Ta ndalojmë’. Më pas shkova në Argjentinë”.
Tashmë ata janë pajtuar, dhe mbetet për t’u parë si qëndron e vërteta e shtatzënisë dhe nëse vetë Wanda Nara dhe Mauro Icardin do të konfirmojnë lajmin me ndjekësit dhe fansat e tyre të shumtë..
