Eshte bere tashme nje kohe e gjate qe moderatorja Luana Vjollca eshte larguar nga ekrani e se fundmi po perflitej se rikthimi i saj nuk do te jete me ne Top Channel por ne Tv Klan.
Asgje nuk ishte e konfirmuar deri diten e sotme kur Luana me rastin e ditelindjes se saj, vendosi t’u bente ndjekesve kete suprize.
Me ane te nje postimi ne Instagram, ajo ndau disa foto ku shihej ne ambientet e Tv Klan, tek shkroi:
“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë 🙂 E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për tu takuar sëbashku primetime më atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj tjua shpërblej.”
https://www.instagram.com/p/CiAML1joc1N/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Nje postim tjeter eshte bere edhe ne faqen zyrtare te Tv Klan, mirepo serish nuk behet me dije se ne moderim te cilit program do te jete Luana.
“Dhe nga një motër, tani bëhemi me dy. Këtë sezon, ekrani i #TvKlan vjen me një ekskluzivitet. #Luana Vjollca moderatorja dhe autorja e njohur po përgatit një show të madh televiziv që do të transmetohet çdo të premte për publikun shqiptar. Emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që starton së shpejti.”
https://www.instagram.com/p/CiAOYmlMR_J/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
