Rihanna shfaqet për herë të parë në publik me djalin e saj

Rihanna dhe A$AP Rocky u nisën këtë të dielë në një udhëtim familjar në Los Anxhelos me djalin e tyre të porsalindur.

Këngëtarja dhe partneri i saj dukeshin shumë të qetë teksa u panë duke ecur nga avioni i tyre privat në një furgon të zi.

Dy superyjet e muzikës shoqëroheshin nga një truproje, i cili mbante djalin e tyre.

Këngëtarja kishte veshur një xhup të zi dhe mbante në supe një çantë të madhe ngjyrë kafe.

Rihanna, gjithashtu u mundua të fshehte fytyrën nën një kapele të zezë, por nuk ia doli të fshihte identitetin.

Ashtu si e partnerja e tij, reperi i “Praise The Lord” mbante një kapele Yankee, e cila ia mbante fytyrën.

Djali i çiftit nuk arriti të fotografohej, pasi ai u transportua nga një roje sigurie.