Vetëm pak muaj pas ribashkimit Mozzik dhe Loredana po përfliten prej disa javësh për një ndarje. Shkak? Nuk ndiqen më në Instagram.
Ndarja e tyre është bazuar më pas edhe te disa postime në rrjetet sociale që duken si kundërpërgjigje dhe thumbime. Ndërkohë, ata nuk kanë folur asnjëherë drejtpërdrejtë lidhur me çfarë ka ndodhur mes tyre, teksa fotot me njëri-tjetrin ende nuk i kanë fshirë.
E teksa të gjithë janë sy e vesh për të mësuar çfarë ka ndodhur sot Loredana ka habitur ndjekësit e saj duke publikuar një foto me Mozzik në Instastory.
Në fakt bëhet fjalë për kopertinën e këngës së radhës që ka realizuar me Mozzik dhe që është pjesë e albumit të tyre të përbashkët “No Rich Parents”. Kënga mban titullin “Mit Mir” dhe do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59.
Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të mos ndiqen në rrjete sociale dhe nuk e dimë nëse mes tyre ka pasur ndonjë komunikim në lidhje me projektet e radhës.
Deri tani ata kanë lançuar 3 këngë nga albumi e pas krizës së përfolur nuk kanë lajmëruar ndonjë projekt tjetër. Kënga e fundit ishte “Nëse don” që u prit goxha mirë nga fansat.
Në gjithë këtë rrëmujë hipoteza më e besueshme është se kjo është lëvizja e radhës e çiftit për vëmendje dhe promovim të albumit. Një gjë e tillë ndodhi edhe para se ata të zbulonin se po vijnë me një album kur Loredana na bëri të besojmë se ishte bërë nënë për herë të dytë. Por, e gjitha rezultoi se ishte një skenë për klipin e tyre. Sa do zgjasë kjo situatë? Mbetet për tu parë.