Reperja e njohur Eve sapo ka ndarë me fansat e saj një lajm shumë të bukur. Ajo është në pritje të ëmbël. Reperja është duke pritur fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Maximillion Cooper. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eve në llogarinë e saj në Instagram. Krahas fotos së publikuar me barkun e rrumbullakosur, ajo shkruan:
A mund ta besosh Maximillion, ne më në fund do t’ua themi të gjithëve! Ju të gjithë e dini sa shumë kemi pritur për këtë bekim! Ne do të njihemi me vogëlushin tonë në muajin shkurt të vitit 2022.
View this post on Instagram
Ky do të jetë fëmija i parë i Eve, ndërsa Maximillion është baba i katër fëmijëve, Lotus 19 vjeç, Jagger 17-vjeç, Cash 15-vjeç dhe Mini 13-vjeçe. Eve u martua me sipërmarrësin britanik në qershor të 2014 pas katër vitesh lidhje. Në muajin dhjetor, ajo tha për “PEOPLE” për përshtatjen e të qenurit një njerkë dhe pse ndihej me fat që kishte atë familje të menjëhershme.
Kanë kaluar 10 vjet e gjysmë që unë kam qenë në jetën e tyre dhe ata kanë qenë në jetën time. Ata më kanë mbështetur. Në fillim, kur takova për herë të parë burrin tim, të dashurin e atëhershëm, mendova: “Kjo nuk do të zgjasë kurrë sepse ke katër fëmijë! Si do të funksionojë kjo?” Por më pas takova fëmijët dhe sinqerisht mendova: “Uau, fëmijët janë të mrekulueshëm.”