Reperja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të parë!

Reperja e njohur Eve sapo ka ndarë me fansat e saj një lajm shumë të bukur. Ajo është në pritje të ëmbël. Reperja është duke pritur fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Maximillion Cooper. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eve në llogarinë e saj në Instagram. Krahas fotos së publikuar me barkun e rrumbullakosur, ajo shkruan:

A mund ta besosh Maximillion, ne më në fund do t’ua themi të gjithëve! Ju të gjithë e dini sa shumë kemi pritur për këtë bekim! Ne do të njihemi me vogëlushin tonë në muajin shkurt të vitit 2022. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EVE @therealeve (@therealeve)

Ky do të jetë fëmija i parë i Eve, ndërsa Maximillion është baba i katër fëmijëve, Lotus 19 vjeç, Jagger 17-vjeç, Cash 15-vjeç dhe Mini 13-vjeçe. Eve u martua me sipërmarrësin britanik në qershor të 2014 pas katër vitesh lidhje. Në muajin dhjetor, ajo tha për “PEOPLE” për përshtatjen e të qenurit një njerkë dhe pse ndihej me fat që kishte atë familje të menjëhershme.

Kanë kaluar 10 vjet e gjysmë që unë kam qenë në jetën e tyre dhe ata kanë qenë në jetën time. Ata më kanë mbështetur. Në fillim, kur takova për herë të parë burrin tim, të dashurin e atëhershëm, mendova: “Kjo nuk do të zgjasë kurrë sepse ke katër fëmijë! Si do të funksionojë kjo?” Por më pas takova fëmijët dhe sinqerisht mendova: “Uau, fëmijët janë të mrekulueshëm.”