Reperi Dave ka folur edhe një herë për ish-partneren e tij në këngën “Survivor’s Guilt”, e cila është e fundit në albumin e tij më të ri “How I Met My Ex”.
Sipas “The Focus”, Dave tregon se ish e dashura e tij ishte e bardhë dhe nga Shqipëria. Ai thur vargje në një moment, duke thënë: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë”, sepse familja e saj na mbante prapa“.
Në vitin 2020, fansat e Dave u bindën se ish e dashura e tij ishte një grua me emrin “Besmira”. Kjo ndodhi pasi Dave ndau disa Instastory duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra dashurie.
Dave kurrë nuk e konfirmoi nëse ishte në lidhje me Besmirën në atë kohë, megjithëse “Survivor’s Guilt” duket se konfirmon këtë.
Por, kush është në të vërtetë “Besmira”?
Deri më tani, identiteti i Besmira mbetet mjaft i paqartë. Disa detaje rreth marrëdhënies së pretenduar të saj dhe Dave kanë dalë në dritë falë projektit të tij të fundit.
Pasi Dave shpërndau fotografinë e saj që pretendohet se është Besmira e vërtetë në Instagram vitin e kaluar, ai nuk ishte më aktiv nga ai moment. Kjo pasi mijëra sy kureshtar i drejtoheshin marrëdhënies së tij të pretenduar.
Tani për tani, fansat thjesht do të duhet të mbështeten në atë që Dave tregon përmes muzikës së tij për informacion në lidhje me jetën e dashurisë, pasi ai vazhdon ta mbajë atë larg rrjeteve sociale