Gjendja e zjarreve në rrethin e Gjirokastrës është përkeqësuar nga riaktivizimi i vatrave. Tymi dhe flakët kanë pushtuar disa fshatra të qytetit dhe së fundi raportohet edhe një i vdekur.
Burime për ‘Panorama.al’ raportojnë se një i moshuar nga fshati Asim Zeneli ka humbur jetën nga flakët. Djegie në trup ka marrë edhe gruaja e të ndjerit, ndërsa të dy ishin duke luftuar me flakët
Mësohet se të paktën 10 persona janë asfiksuar dhe shumë banorë të tjerë në dy fshatrat, Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli, ku situata paraqitet më e rëndë, kanë nisur të evakuohen. Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë mes tymit të shumtë që ka mbuluar zonën.
Një reagim erdhi më herët edhe nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili e cilësoi si të rrezikshme vatrën në Lunxhëri-Antigone. Ai u bëri thirrje banorëve që të zbatojnë sa më shpejt urdhrin për evakuim.