Pak kohe me pare balerini dhe ish fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, tregoi se kishte kerkuar te ishte pjese e jurise ne DWTS.
Mirepo kjo kerkese iu refuzua e me pas kur stafi i programit e kerkoi ishte shume vone, pasi ai kishte pranuar ftesen per te qene kryetar jurie ne “Dance Albania” te Tv Klan, megjithese kjo u komentua si nje “hakmarrje” nga nje pjese e publikut.
Nga ana tjeter, edhe Beatrix Ramosaj eshte perfolur per raportet jo te mira me Top Median qe pas perfundimit te “Big Brother VIP”, pasi u komentua se u perdor nga produksioni.
Tashme ajo duket se eshte nje perkrahese e Ilirit dhe e programit “Dance Albania”.
Pak me pare Beatrix beri nje postim mbeshtetes ndaj Ilirit, ku e etiketoi si “mbretin shqiptar te kercimit”, tek kishte ndare nje moment nga kercimi ne shtepine e BB VIP.
Ndersa Iliri e ripostoi kete InstaStory te kengetares duke perdorur nje emoji tek i jepte noten 10.
Kujtojme se Beatrix eshte perfolur gjithashtu per pjesmarrjen e saj ne programin e kercimit, ndaj dhe keto postime ngriten serish dyshimet, edhe pse kengetarja sqaroi se nuk mund te jete pjese per shkak te angazhimeve dhe projekteve.