Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime.
Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani disa orë më parë, u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet.
Në video shfaqej Megi teksa qeshte ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj.
Lidhur me këtë reaguan jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe personazhet publikë.
Kështu, Megi Pojani është “detyruar” disi për të bërë një reagim në lidhje me situatën e krijuar.
“Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort.
Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja. Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona’. Kjo eshte shume intime.
I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur.
Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale“, shkroi Megi Pojani në rrjetin e saj social, Instagram.