Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Reagojne personat e famshem pas tmerrit ne aksin levan-vlore ku mbeten te vdekur 4 familjare

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Ditën e sotme një aksident tragjik shoi një familje me 4 anëtarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si “Kripa” në orën 08:23 dhe aksidenti dyshohet se erdhi si pasojë e goditjes së fortë që automjeti tip Audi, i ka bërë familjes që ndodhej në makinën tip “Toyota”. 3 anëtarë të familjes, burri gruaja dhe vajza humbën jetën në vend, ndërsa më e vogla ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Familja ishte duke udhëtuar në autostradën Fier-Vlorë në drejtim të Vlorës, në momentin kur janë goditur nga makina “Audi”, nga mbrapa. Pasi ka goditur me fuqi “Toyota-n”, makina është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike dhe më pas ka dalë nga rruga.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit tip “Audi”, që ka shkaktuar aksidentin. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i makinës ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Kjo ngjarje tronditi gjithë opinionin publik dhe po ashtu të prekur kanë reaguar disa personazhe të njohur. Një pjesë kanë bërë thirrje që të ashpërsohet ligji, në mënyrë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në rrugë dhe të shmangen të tilla raste tragjike.

“Tmerr, tmerr, tmerr! Duhet të merren masa në ligje në mënyrë urgjente! I teket tjetrit të thyej rregullat. Të tejkalojë shpejtësinë e lejuar e ti marrë jetën një familjeje të tërë! Është e tmerrshme! Të ashpërsohet ligji, të bëhet diçka dreqi ta hajë! Kemi frikë të dalim në rrugë, kemi frikë të udhëtojmë se mund të na vijë tjetri nga mbrapa e larg o Zot të na marrë jetën. Jam pa fjalë nga aksidenti i sotëm!”, shkruan Eliona Pitarka.

Po ashtu moderatorja Jonida Shehu shkruan se kjo është një çështje e cila duhet trajtuar çdo ditë, sepse është një traumë kombëtare. Edhe Bes Kallaku ka reaguar i tronditur dhe i trishtuar për ngjarjen.

Nga ana tjetër Ardit Gjebrea i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimave.

“Tronditës fati i familjes Gushi! Trishtim pa fund për humbjen e 4 jetëve dy prindër dhe 2 vajza të mitura! Nuk gjej dot fjalë të ngushëllojë familjarët. Paçin paqe të katërt aty ku janë bashkë”, shkruan Gjebrea

 

/iconstyle

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.