Sara Hoxha është një ndër konkurrentet e “Dancing With the Stars” ku duket se ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jo vetëm.
Pavarësisht mungesës së Ledri Vulës në studio, mbështetja për Saren nuk ka munguar.
Së fundmi, mamaja e Ledrit, Xheraldina ka postuar një video mjaft të ëmbël të Poem, teksa ndiqte puntatën e mbrëmshme të show-t të kërcimit.
Në momentin që në ekran u shfaq Sara, reagimi i Poi-t ishte i mrekullueshem ku i thërret : “Mami, mami”.
Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme ajo zbuloi se në puntatën e parë shpërtheu në lot në prapaskenë, kur Ledri i tregoi një video të vajzës së tyre duke e ndjekur nga televizori.
“Ledri kishte xhiruar gocën në momentin që unë kisha dalë duke kërcyer. U futa në një cep të goldroom-it edhe fillova qava”, tha ajo.