Reagimi i Kiarës ndaj opinionistëve të BBV bëhet viral në rrjet

Debatet mes Kiara Titos dhe dy opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdarit dhe Zhaklina Lekatarit duket se tashmë janë kthyer në të përhershme.

Ish-banorja dhe dy opinionistët u përfshinë sërish në debate prime-n e kaluar, me Kiarën që iu drejtua se ata e kanë marrë personale me të dhe vetëm e kritikojnë.

Fjalët e Kiarës nuk i pëlqyen shumë Zhaklinës, e cila iu drejtua me tone të larta se ajo është asgjë më shumë veçse një gënjeshtare.

Pikërisht në këtë moment, reagimi i Kiarës ishte mjaft epik, duke i treguar Zhaklinës gishtin dhe duke i thënë shkurt: OK!

 

Kaq mjaftoi që rrjeti ta kthente këtë situatë në favor të tyre, duke bërë që të shpërthejnë memet.