“Rastësia mbret i Botës”, Luizi i ka kënduar Kiarës ende pa e njohur atë (VIDEO)

Nëse kryefjala e këtij edicioni të Big Brother Vip do të kishte një emër, pa diskutim që do i përkiste këngëtarit shkodran Luiz Ejlli.

Por, përveç lojës së tij, mjaft e përfolur ka qenë dhe romanca që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me moderatoren Kiara Tito.

Por, e besoni apo jo, por Luizi i ka kënduar “Kiarës” ende pa e njohur atë dhe duket se paska qenë e shkruar që ata të takoheshin një ditë.

Shoku i tij, Jon Ndoja, ka publikuar audion në rrjetin social Tik Tok, ku Luizi këndon një këngë italiane “Ciara”.

Ndoshta në atë kohë, as që e mendonte se do vinte një ditë që vajza me emrin Kiara të bëhej bashkëudhëtarja e tij e jetës.

Gjithsesi, edhe pse tani duket sikur dyshja po shijojnë lidhjen e tyre, ka mjaft aludime për këtë marrëdhënie.