Kampioni i Kënga Magjike 2021, Alban Ramosaj ka qenë sot i ftuar në rubrikën “Gjysma ime”, tek “E diela shqiptare”. Albani sigurisht që s’ka qenë vetëm, por ka qenë në krah me dy gratë më të rëndësishme në jetën e tij, të ëmën, Antigone dhe motrën, Beatrix.
Ai ka folur për lidhjen e veçantë që ndan me të dyja dhe sidomos me nënën.Por gjatë një loje mes të treve, ata kanë zbuluar një fakt shumë interesant.
Të pyetur për fjalën e parë, Betarix ka treguar se ka thënë “babi”, ndërsa fjala e parë e Albanit ka qenë fjala “thika”.
“Të betohem që s’ka qenë e parapërgatitur. Por nuk e di si e kam harruar pa përmendur. Fjala e parë ka qenë ‘thika’, ose më saktë ‘fika’,” –ka treguar Albani duke shtuar se shkronjën “th” e bënte “f” për një farë kohe gjatë fëmijërisë.
Një rastësi e çuditshme, duke marrë parasysh që edhe kënga që e bëri Albanin fitues të Këngës Magjike, duke realizuar një ëndërr të madhe për të, titullohej “Thikat e mia”!