Ditën e djeshme u bë virale një foto në të cilën thuhej se Sabiani, tashmë banor i BBV, më datën 9 mars do të jetë pjesë e një eventi.
Kaq mjaftoi që rrjeti të aludojë se Sabiani ka hyrë në program vetëm për të prishur nominimet e Luizit, i cili pasi hapi kutinë e Pandorës, nxorri në nominim Oltën, Armaldon dhe Kristin.
Mirëpo si duket të njëjtit mendim i qëndron dhe Qetsori, një nga banorët që iu bashkua emisionit pak ditë më parë.
Në një diskutim me Luizin dhe Sabianin, Qetsori iu drejtua këtij të fundit se do të gabojë diku dhe të martën do të jetë pikërisht ai që do të largohet nga BBV.
Nga ana tjetër Sabiani ia ktheu se nuk ka të drejtë që Qetsori ta sulmojë sepse di informacione nga jashtë.
“Unë mendoj se do të gabosh rrugës, nervi, momenti