Me hyrjen në “Big Brother VIP” Kiara Tito ka shprehur dëshirën për të moderuar një program të vetin në “Top Channel”.
E normalisht që Luizi, si një partner i përkujdesur dhe i dhënë pas saj, ka po të njëjtën dëshirë për Kiarën.
Madje, ditën e sotme ai ka bërë një deklaratë para kamerave të shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku u shpreh se ishte i gatshëm që të punonte 5 vite pa rrogë në TCH vetëm që Kiara të drejtojë emisionin e vet.
“Edhe sikur ta di që unë do punoj 5 vite në “Top Channel” për 5 vite pa rrogë, Kiara duhet të ketë një emision të vetin këtu. Edhe ndonjë emision radio, të mëngjesit, gjysmë ore. Unë dua të ulem me dy çapaçulat e mi në shtëpi edhe t’ju them “hajde shikojmë mamin”. Atë dua unë, që të shikoj Kiarën të lumtur”– tha Luizi drejt kamerës dhe Armaldos.