“Qaje gjithe diten per te, 8 me 2 ta ka bo” , I permendin ish te dashurin, reagimi i Fifit nuk pritej

Para disa ditësh, Fifi i habiti të gjithë teksa publikoi në rrjete sociale një video të saj duke u përlotur. Ajo shihej në video duke dëgjuar këngën “Jetike” të Semi Jaupaj dhe shkroi se lotët e çlirojnë, por nuk e lehtësojnë.

“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike  @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Shumë e përkthyen këtë video si një mesazh se ajo ndjehet e lënduar, pasi ish i dashuri i saj vendosi të martohej me dikë tjetër disa javë më parë. Megjithatë Fifi duket se e ka kaluar dhimbjen dhe përmes një tjetër postimi ka treguar se ndjehet shumë e lumtur si beqare.

Ajo shihet në një video duke kërcyer dhe pastaj hidhet mbi një krevat.

“Kur e kupton që je single dhe munesh me bo çka don pa dhon llogari”, shkruan Fifi përkrah videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Dhe menjëherë pas postimit kanë nisur komentet nga ndjekësit, të cilët shprehen të habitur që shfaqet e lumtur.

Ta paska bërë 8 me 2 e ti gjithë diten qaje për të, po ça di ti si është dashuria? Deri dje e ke mbush barkun me brum e gullasha, po ik se s’di asgjë”, i ka komentuar dikush.

Sigurisht që Fifi nuk mund të qëndronte pa një përgjigje pasi e pa komentin. Ajo e anashkoloi totalisht temën e ish të dashurit, duke treguar në këtë mënyrë se nuk ka më asnjë interes ndaj tij.

Pse më fal ti haver je rrit me tartar dhe kallamar? Hallall”, i është përgjigjur këngëtarja ndjekësit.

/iconstyle