Tuna dhe Patrisi janë vazhdimisht pjesë e medias rozë.
Dyshja përfliten shpesh për ndarje e ribashkim, asnjëherë të konfirmuara nga vet ata.
Teksa besohej se ishin ndarë, ata u shfaqën krah njëri-tjetrin në ditëlindjen e djalit të tyre.
I pyetur nga Prive rreth situatës, muzikanti i njohur ka folur për herë të parë madje duket se pyetja rreth situatës me Tunën e ka nervozuar atë.
“Se di çka po ju intereson shumë njerëzve jeta private e jemja apo e Tunës, secili le t’i kqyr punët e veta. Kur du ndahna, kur du pajtohna, është jeta jem kjo, nuk i intereson kërkujt hiq. Nëse dojnë me dit qysh e kam shëndetin, mirë jam faleminderit, a ndahna a pajtohna kqyrni gratë e juja te shpija”, tha Patrisi.