Megjithëse qëndroi vetëm disa ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Bledi Mane arriti të krijojë një pëlqim të madh te publiku, kjo për arsye të intelektit të tij, diskutimeve me argumenta të forta si dhe një njeri i drejtpërdrejtë.
Dalja e Bledit nga “Big Brother VIP” erdhi pas një “heroizmi” që ai kreu në mënyrë që Kiara dhe Luizi të vazhdonin lojën bashkë.
Pas largimit nga shtëpia më e famshme, gazetarin e kemi parë shpesh të komentojë situatat e ndodhura në BBV.
Mirëpo së fundmi ai ka vendosur t’i dedikojë një shkrim ironizues aktores Olta Gixhari, ashtu siç di vetëm ai.
Ndër të tjera, gazetari e konsideroi Oltën si një person me “intelektin poshtë mesatares bazike“.
“Puthja me helm! E ëmbël, e sinqertë, miqësore, shembullore. I ka inat dallaveret, intrigat, nominimet. Naive dhe rob i drejtë. Çfarë ka ndaj teje ta thotë mbrapa krahëve me sinqeritet.
Pavarësisht ironisë time në këtë përshkrim, Olta Gixhari (me intelektin poshtë mesatares bazike) mbahet lojtare e fortë brenda shtëpisë. Bashkë me Luizin i dua në finale”, shkruan gazetari.