Nuk kanë qenë të pakta herët kur personazhe të njohur janë shfaqur në Instagram duke puthuar fëmijët e tyre në buzë.
Për këtë veprim shpesh janë hapur edhe debate në panele televizive dhe njerëz publikë kanë shprehur mendimet e tyre pro dhe kundër.
Së fundmi ishte Jonida Vokshi që është shfaqur duke puthur vajzën e saj, Emin, në një foto në Instagram dhe sigurisht që komentet pozitive dhe negative nuk kanë munguar.
Për këtë ajo ka folur mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, teksa gjatë intervistës po diskutohej pikërisht kjo temë.
“Unë nuk jam as pro as kundra në sensin që mund të kem një dyshim timin tek sekset e kundërta, kur babai puth vajzën ose kur nëna puth djalin. Nuk është se e kam shumë të qartë, nëse do të kisha një djalë. por thjesht me Emin nuk e kam këtë. Unë e puth atë kudo, e haj, e shkëlyej”– u shpreh Jonida, duke treguar se në fakt për të kjo është thjeshtë, ashtu sic thamë, një tregues dashurie dhe afeksioni.
Nga ana tjetër moderatorja e BBVK përsëriti dëshirën e saj për të pasur një fëmijë të dytë, ndërsa u shpreh se po të ishte në dorën e saj, do t’i dhuronte Emit një motër, por vetë do donte ta shihte veten si mama e një djali.