Hyrja ne program e Hysen Ramaj, ish te dashurit te Alvises, solli nje debat shume te madh ku u perfshi edhe opinionisti Arjan Konomi.
Shumica e konkurrenteve ishin kunder hyrjes se Hysenit ne program, pasi sipas tyre ai kishte ardhur enkas per Alvisen, per shkak se ka akoma ndjenja per te, ndersa Arjani ishte nje nga te paktet i cili e mbeshteti Hysenin duke thene se secili ka jeten e tij private duke e pergezuar keshtu qe u be pjese e programit.
Pas rikthimit te Alvises ne studio, Arjani filloi te sqaronte historine e njohjes me Hysenin, pasi ai pranoi vete se njiheshin para programit, dhe tha se ai i ishte hapur Arjanit duke i treguar historine e ndarjes me Alvisen dhe se aplikimin e kishte bere para se te vihej ne dijeni se kjo e fundit ishte bere pjese e programit.
Arjani gjithashtu shtoi se per kete arsye Hyseni ishte shpesh ne medyshje per pjesmarrjen e tij ne program, duke mos e vendosur mire vendimin e tij ne lidhje me “Perputhen”.
Ajo cka acaroi Arjanin, ishte se ne nje moment Alvisa:
“Ju te dy njiheni me Hysenin sepse jeni miq”.
Pas kesaj fjalie Arjani u revoltua duke ngritur tonet dhe duke iu kthyer Alvises pa te drejte, duke i marre fjalet e saj tjeter per tjeter.
Por, edhe pse e mohoi faktin se ishin miq, disa foto duket se e nxorren zbuluar Arjanin me Hysenin.
Pas nje reklame biznesi qe ata bene se bashku, dyshja dyshohet se kane qene bashke per pushime ne Mykonos dhe kjo sepse te dy kane postuar foto me te njejtin person, ne te njejten date dhe ne te njejtin restorant.