Alketa Vejsiu eshte nje nder personazhet me te pelqyer e me te dashur te ekranit shqiptar.
Pervecse ne televizion, moderatorja eshte shume aktive edhe ne rrjetet sociale, ku ndan pjese nga perditshmeria e saj, por edhe momente nga udhetimet qe ben.
Se fundmi, Alketa kishte postuar disa foto tek ndodhej ne Londer, mirepo nje koment negativ nga nje ndjekese i ka terhequr vemendjen.
Ndjekesja ne fjale e kishte akuzuar moderatoren se arrin te beje shume udhetime fale lekeve te vjedhura e jo me djerse, sipas saj.
“Une e di qe kur njeriu ka 10 pune nuk ka kohe te shkoj cdo jave ne Londer. Une jetoj me punen e djersen time. Shprehja e thot: Puno te hash e vidh te kesh. Po une jam tek e para. Ti me siguri I ke te dyja. Se dhe une dua shum te vij ne shqiperi te shoh familjen. Po Gjermania ka ca regulla qe shqiperia nuk I ka. Prandaj ka aty njerez sh te pasur dhe njerez qe nuk Han dot buk. Shtet rumpall. Ti mund ti kesh ato te ardhura nga te gjitha Format e mundshme sepse e tille eshte vendi qe ti ofron ti kesh.”
Ndersa Alketa nuk ia kurseu nje pergjigje me urtesi.
Moderatorja sqaroi se e vetmja gje qe e lidh me shtetin jane taksat qe ajo paguan si cdo qytetar tjeter, e gjithashtu e keshilloi qe te mos vjedh kurre, por vetem te punoje me djerse.
“Vij pas 6 muajsh ne Londer ne fakt. Do vij shume shpesh tani qe kam femijen ketu. Tani te lutem, leket e kujt kam vjedhur? Ku vidhen keto leke? Si vidhen? Se une punen e djersen njoh. Hey me beso! Me ka shperblyer. Jetoj me dinjitet moter! Punet i ndjek me sisteme dhe njerez! Funksionon dhe kjo. Shendet dhe nese ke ndonje gje me shtetin, mos mu anko mua. Se une jam nje nga qytetaret e ketij vendi. Si te gjithe. Shtetit i paguaj taksat. Kaq me lidh me shtetin!
“Puno te hash, puno te jetosh aq sa ke mundesi se do te jete gjithmone dikush qe ka me shume ose me pak se ty, por mos vidh kurre kurre; eshte lek qe nuk shijon (per qasjen time). Ate shprehjen Puno te hash e vidh te kesh, ta kane mesuar gabim. Koncept abuziv i tmerrshem.”