Një burrë 38-vjeçar nga Tokio i quajtur Shoji Morimoto ka një punë që shumica prej nesh do ta kishim jashtëzakonisht zili. Ai fiton para duke mos bërë “asgjë”. Morimoto paguhet duke nisur nga $70 për të shoqëruar klientë dhe thjesht ekziston si “shoqërues”.
38-vjeçari ka thuajse një çerek milioni ndjekës në Twitter, ku gjen edhe shumicën e klientëve të tij. Afërsisht një e katërta e tyre janë klientë të përsëritur, përfshirë dikë që e ka punësuar 270 herë.
Sipas një raporti të Reuters, Morimoto ka shkuar në mbi 4000 seanca në 4 vitet e fundit.
Sidoqoftë, ai ruan disa kufij kur bëhet fjalë për zgjedhjen e punës. 38-vjeçari ka refuzuar ofertat për të lëvizur frigoriferin (kërkëse e çuditshme, e dimë) dhe për të shkuar në Kamboxhia dhe nuk pranon asnjë kërkesë të natyrës seksuale.
Përpara kësaj ideje biznesi, ai punonte në një shtëpi botuese. Biznesi i shoqërimit është tashmë burimi i vetëm i të ardhurave të Morimotos, me të cilin ai mban gruan dhe fëmijën e tij. Edhe pse nuk pranon të zbulojë se sa fiton, ai thotë se sheh rreth një deri në katër klientë në ditë.
Burimi: BBC, The Economic Times, Anabel