Publikohet projekti emocionues i Mozzik dhe Efit (VIDEO)

Pak orë më parë Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili ishte lajmëruar pak kohë më parë.

Reperi i njohur erdhi me këngën “Fatkeqësi”, të cilën e solli të realizuar me videoklip prekës.

Ashtu siç u kuptua nga postimet e bëra së fundmi, protagoniste në këtë klip është Efi Dhedhes, e cila i ka dhënë tjetër kuptim gjithë projektit si një aktore profesioniste.

E veçanta është fabula e klipit që ka prekur me rrëfimin emocionues që mbart brenda.