Cristiano Ronaldo mban “fronin” e futbollistit më të paguar në botë duke lënë pas Lionel Messin, pasi kalimi i argjentinasit te PSG nga Barcelona i uli fitimet e tij.
Ylli portugez u kthye në Manchester United vetëm disa javë pasi ylli argjentinas u largua nga Barça. Në ditët e para të lëvizjeve të tyre, gjërat sigurisht që po shkojnë më mirë për Ronaldon, i cili ka shënuar katër gola në vetëm tre ndeshje, ndërsa Messi ende nuk e ka gjetur golin në tri ndeshje.
Duket se edhe në financa gjërat po shkojnë më mirë për CR7.
Sipas listës së fundit të “Forbes” për futbollistët më të paguar, 34-vjeçari ka mbetur pas rivalit të tij, Ronaldo, pas kalimit të tij nga La Liga në Ligue 1.
Messi në fakt paguhet më shumë në pagë javore sesa rivali i tij, duke marrë 54.94 milionë funte në vit nga punëdhënësit e tij, por fiton “vetëm” 25.6 milionë funte.
Ronaldo nga ana tjetër merr 51.25 milionë funte nga Manchester United, por gjithashtu merr 40 milionë funte të tjera nga sponsorët dhe reklamat.
Pas tyre në listë gjenden Neymar, Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Andres Iniesta, Paul Pogba, Gareth Bale dhe Eden Hazard.
Burimi: /Forbes