Albina Kelmendi dhe familja e saj ishin fitues të Festivalit të Këngës nga votat e publikut duke fituar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.
Kënga “Duje” ka tashmë edhe videoklipin zyrtar, i cili u publikua edhe në kanalin e festivalit më të madh të këngës në Evropë. Kënga dhe klipi dhurojnë një emocion famijar duke shprehur përmes saj afrinë dhe dashurinë familjare.
Kënga është punuar nga shtëpitë më të mëdha evropiane muzikore dhe është gati për shpërthim në festivalin që mbahet në Liverpool të Anglisë në muajin maj.