Disa ditë më parë “Top Channel” konfirmoi aludumet se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të vijnë me një film bashkë si protagonistë.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Top Media theksoi se filmi do të quhet “Në kuadër të dashurisë”, ide që erdhi pas shprehjes së famshme të banorëve të BBV, “Në kuadër të lojës”.
Gjithashtu u zbulua se xhirimet e filmit di të mbahen në Shqipëri, në qytetin e bukur të Korçës.
Ndërsa së fundmi janë publikuar edhe pamjet e para të dy protagonistëve, Luiz dhe Olta.
Dyshja shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit ku duket se po xhirojnë një nga skenar e filmit.