Publikohen foto të vjetra të Mikelës, ja si dukej dikur..

Mikela është nga vajzat më të pëlqyera brenda programit nga meshkujt por edhe nga publiku që e ndjek nga ekrani.

Në vetëm pak javë që ka nisur edicioni i ri, ndjekësit nisën menjëherë kërkimet që të mësojnë sa më shumë rreth personazheve të reja.

Pas zbulimit të pamjeve e detajeve nga e kaluara e disa nga konkurrentëve radha i erdhi edhe Mikelës.

Në Instagram janë publikuar disa fotografi të saj të para shumë viteve ku konkurrentja duket në moshë më të re dhe natyrisht ndryshe nga që duket sot.