Java e Modës në Milano duket se është kthyer në “Javën e Flirtit” për Khloé Kardashian dhe Michele Morrone-n. Ose më saktë, këto janë thashethemet që filluan të qarkullojnë pas sfilatës së Dolce & Gabbana.
Kardashian dhe Morrone po përfliten për një romancë të mundshme mes të dyve.
Kjo pasi ata u shfaqën shumë të afërt dhe të ngushtë gjatë sfilatës, të paktën kështu duket në disa foto dhe video që kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale menjëherë pas spektaklit ku ka marrë pjesë edhe Khloé për të mbështetur motrën e saj Kim, “kuratore” e koleksionit të ri, së bashku me dy dizajnerët italianë.
Dyshja, të cilët e ndoqën shfaqjen krah për krah, janë shfaqur bashkë edhe në prapaskenë dhe në after party, ku kanë kërcyer shumë pranë.
https://www.instagram.com/reel/Ci82NiSKVn3/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Burimi: /RevistaClass