“Pse spo vjen me mu e mamin me flejt”, nga Loredana deri te dhimbja e të qëndruarit larg Hanës, Mozzik i tha të gjitha!

Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Të dua”.

Kënga, e cila erdhi e realizuar me videoklip i dedikohet vajzës së tij Hanës dhe është projekti më emocionues që reperi ka sjell në karrierën e tij.

Kënga flet për dhimbjen që Mozzik ndjen duke jetuar larg saj duke përmendur edhe ndarjen nga Loredana.

Pas publikimit të këngës artisti ferizajas ka thënë se ky është projekti i fundit që përfshin vajzën e tij.