Më datë 7 prill Noizy do të publikojë albumin e tij më të ri të titulliar “Alpha”.
Ky album vjen me një varg super hitesh, një pjesë e të cilave janë bashkëpunim.
Por, një projekt që po pritet prej muajsh mungon.
Fjala është për duetin me Stresin, i shumëkërkuar pas pajtimit mes tyre vitin e kaluar.
E ka një arsye pse ai projekt nuk është pjesë e albumit, pasi Stresi ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
“Përse nuk e bëre edhe Stresin pjesë të albumit? Mezi po e pres atë bashkëpunim!”, ka pyetur një ndjekës.
“Se ka qenë në burg”, ishte përgjigja epike e Noizyt me të qeshur.
Sidoqoftë, përkundër se nuk do jetë pjesë e albumit, kënga me videoklip nuk do të vonojë shumë, siç bënë me dije burime për Prive.