Kim Kardashian dhe Bella Hadid janë disa nga personazhet e njohur që fansat po kërkojnë të denoncojnë Balenciaga-n për reklamat e saj.
Nisur nga kritikat, Bella vendosi të fshinte nga rrjetet sociale fushatën e re të Balenciaga, por sërish, fansat nuk u mjaftuan.
Qindra komente vërshuan dhe të gjitha këto kishin të përbashkët një hashtag #cancelbalenciaga. Gjithashtu, pati edhe komente si “çështja 143”, referuar ligjit federal.
Gjithashtu edhe Kim Kardashian ka pasur thirrje nga publiku për të dënuar kompaninë.
Burime të afërta të Kim janë shprehur për mediat e huaja se:
“Ashtu si gjithë të tjerët, Kim është tepër e mërzitur dhe e shqetësuar nga fushata. Si nënë, ajo nuk ka asnjë tolerancë për abuzimin apo shfrytëzimin e fëmijëve në asnjë nivel. Pasi foli privatisht me ekipin e Balenciaga-s, si dhe duke parë që ata hoqën menjëherë imazhet e fushatës dhe kërkuan falje publike, ajo shpreson që ata të kenë marrë mësim nga ky incident dhe se nuk do të ndodhë më kurrë”.