Keisi Meidini ishte një nga banoret me një rrugëtim jo të shkurtër në “BBVIP”, i shoqëruar me mjaft “drama”, si lidhja me Kristin, futja si konkurrent i babai të saj, Sabianit dhe historia me Lorencin.
Ndërkohë, me daljen e saj jashtë programit, përveç intervistave dhe reagimeve në rrjetet sociale rreth lojës së “Big Brother”, Keisi duket se ka kaluar kohë edhe në studio dhe ka gati këngën e re.
Këtë e kemi kuptuar nga postimet e saj në Instagram, ku shfaqet duke xhiruar klipin, por edhe nga caption-s që ka përdorur në disa foto, fjali këto që i kanë bërë njerëzit të dyshojnë se ndoshta kënga e re është një dedikim për Kristin.
Kjo sepse frazat që Keisi ka përdorur janë: “Vjen e ulesh para meje ti djali” dhe “Kur po thu që s’ta ni, ty ta ni“, fjali që fare mirë mund të lidhen me historinë me Kristin brenda shtëpisë, por edhe me marrëdhënien e tyre.
Megjithatë nëse është dedikim ose jo, duhet peritur për tekstin e plotë, ndërsa nëse është i tillë, do jetë surpzië shumë e bukur për Kristin pas finales.