Pak ditë më parë, jashtë shtëpisë Efi festoi ditëlindjen, ku përkrah saj për herë të parë, u pa edhe i dashuri.
Ajo më herët brenda shtëpisë kishte folur për të, por kësaj radhe, me rikthimin në shtëpi, ndryshe nga hera e parë, ajo ka zgjedhur të mos flasë më për këtë raport.
E pyetur nga Luizi, se si po shkonte lidhja jashtë, ajo u mjaftua duke thënë mirë, duke mos ndarë detaje të tjera.
Ndërkaq, të shumtë kanë qenë zërat në rrjet, që kanë thënë se në fakt Efi dhe partneri i saj janë duke kaluar një periudhë jo të mirë mes tyre.