Nëse keni takuar ndonjëherë një Dash, me siguri e dini se është e vështirë të harrohen. Këto shenja zjarri, të lindura nga 21 marsi deri në 19 prill, kanë personalitete të jashtëzakonshme, qëndrime të guximshme dhe janë gjithmonë gati të ndërmarrin veprime të rëndësishme.
Dashi është një shenjë zjarri, prandaj është kokëfortë dhe e shtyrë nga pasioni. Si shenjë kardinale, njerëzit e shenjës së Dashit janë edhe udhëheqës të lindur që shkëlqejnë në marrjen e iniciativës. Janë gjithnjë të gatshëm të provojnë diçka të re dhe janë të parët që do të të inkurajonin ty të nisje apo të provoje diçka të re.
Ka shumë arsye pse një Dash do të ishte një lider perfekt, një CEO që do e donin gjithë punonjësit apo një politikan i mirë, por disa nga më të rëndësishmet janë këto:
1. Nuk kanë frikë të ndërmarrin një hap të ri. Edhe nëse kanë frikë, nuk lejojnë që ajo t’i mposhtë.
2. Kanë “fatin e fillestarit”.
3. Komunikojnë në mënyrë direkte dhe kjo bën që të mos humbin kohë për asgjë që nuk ia vlen.
4. Drejtohen nga pasioni për gjithçka që bëjnë në jetë, edhe për gjëra të vogla si një detyrë shtëpie në gjimnaz.
5. Falin lehtësisht sepse nuk kanë energji për të humbur në gjëra dhe njerëz të parëndësishëm.
6. Dëshirojnë të provojnë gjithçka, të paktën njëherë.
7. Planeti i Dashit, Marsi, njihet si “planeti luftëtar”, prandaj këtyre shenjave ju pëlqen konkurrenca.
8. U japin gjithnjë kurajo të tjerëve dhe kjo i bën njerëzit përreth tyre të jenë më produktivë e të ndihen më mirë.
9. Nuk u pëlqen të ndjekin turmën, edhe nëse bëhet fjalë për trende të thjeshta mode apo rrjetesh sociale. Në fakt, Dashi do të jetë ai që do e krijojë trendin.
Burimi: /Anabel