Ajo është pa dyshim një nga reperet më të dashura për publikun në tregun muzikor shqiptar. Së fundmi Tayna ka realizuar një pyetësor me fansat e saj përmes llogarisë në Instagram, ku ka folur për shumëçka, që nga fiziku, deri tek projektet e reja muzikore.
Një nga ndjekësit, e ka pyetur pse ka rënë nga pasha, gjë që iu ka vënë re në sy shumë fansave, siç vetë Tayna ka treguar. Këngëtarja nuk ka hezitur të përgjigjet, duke treguar arsyen.
“Se po m’pëlqen vetja më shumë kështu”, ka shkruar ajo, por nuk e ka lënë me kaq, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë.
“Çdo njeri herë shëndoshet, herë dobësohet. Pooor, çdo trup është i bukur në mënyrën e vet, kështu që duajeni veten njerëz!”, shkruan Tayna duke shtuar se këto probleme janë sipërfaqësore, dhe sigurisht, ka të drejtë.
Ndërkohë, reperja ka treguar gjithashtu se është duke punuar prej kohësh në realizmin e një albumi dhe se shumë shpejt do të publikojë disa këngë të reja.
“Kemi kohë që jemi tu punuar edhe e di që e kam paralajmëruar qe disa muaj, por shumë shpejt kam me i lansuar disa këngë prej tij edhe do të kuptoni më shumë rreth tij”, ka thënë ajo.