Pse Gocat në Kosovë e Shqipëri përfundojnë me burra të vjetër? , Sipas Robert Berishes kjo ndodh per kete arsye

Pak dite me pare, kengetari i njohur Robert Berisha ishte i ftuar ne emisionin “Breaking”, ku nder shume temave te perfolura u prek dhe nje fenomen qe kohet e fundit po ndodh shume ne shqiperi.

Ai ka folur ne lidhje me kete teme, se pse vajzat e reja te Kosoves dhe ato ne Shqiperi lidhen me burra te vjeter duke shpjeguar dhe pse ndodh kjo gje.

Sipas Robert Berishes, ky fenomen ndodh se mungesa e dashurise se babait i shtyn ato per ta gjetur tek i dashuri ne moshe te madhe.

“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100%”, tha ai.

Kujtojme se pak muaj me pare, vellezerit Berisha, Patrisi dhe Roberti fatkeqesisht humben njeriun e tyre me te dashur, nenen Teuta. Nepermjet nje postimi ne instagram vellezerit shprehin dhimbjet e tyre per humbjen e madhe ne jete.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.