Protagonisti i sezonit të dytë të “Love Story” do të jetë Kristi Aliaj, djali i Robert Aliajt i cili ashtu si në sezonin e parë, do të jetë një nga opinionistët edhe këtë vit
Kristi është menaxheri i të motrës, Gala Aliaj, dhe njëkohësisht një ekspert parfumesh, një pasion të cilin ka zgjedhur ta kthejë në profesion
“Për të qenë një specialist parfumesh të duhet asgjë dhe çdo gjë. Duhet të kesh një pasion, duhet të kesh hundën shumë kurioze. Dhe duhet të kesh edhe një dëshirë për të studiuar, për të bërë kërkime. Duhet të jesh aktiv, por nuk ke nevojë të kesh asnjë lloj backgroundi,” është shprehur ai në një intervistë për Revista Class.
[…] është një shqisë primare që mua më thotë shumë shpejt nëse e kam qejf një gjë ose jo. E kam te hunda, e kam edhe te sytë, por te hunda e kam më të fortë akoma. Te sytë ka edhe kompleksitete, ka kënde, ka situata, ka ngjyra. Hunda është shumë e drejtëpërdrejtë. Dhe aty lindi interesi. Ishte shumë instiktive dhe u futa për ta zhvilluar më shumë. Fillova krijova një interes ndaj hundës sime dhe parfumeve. Erdhi në një mënyrë shumë natyrale, pa shumë mendime, gjykime dhe influenca.
Jemi kuriozë:
1. A do t’i (para)gjykojë Kristi vajzat konkurrente nga parfumi?
2. A do ta masakrojë kritikojë Roberti të birin me komentet e tij jo dhe aq të ëmbla?
Ju kujtojmë se përveç Kristit, do të jetë edhe një vajzë në fron. Pak kohë më parë, gjatë një interviste për Klan News, autorja Ilda Lumani u shpreh “vajza që është zgjedhur ka spikatur që vitin e kaluar dhe e meriton plotësisht të jetë në atë karrige, pasi i plotëson të gjitha kushtet dhe do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet”.
Ndryshe nga viti i kaluar, programi do të vijë i shoqëruar me një emision ditor. “Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu. “Love Story 2” nis të hënën (15 nëntor), në orën 20:00 në Tv Klan.