Mbrëmjen e djeshme u mbajt Post Big Brother Vip Kosova ku të pranishëm ishin një pjesë e madhe e banorëve.
Mirëpo në sy ra mungesa e Vedat Bajramit, për të cilin Elita Rudi tha se nuk ka pranuar ftesën të vijë.
E teksa të pranishmit po sqaroheshin me njëri-tjetrin, Stresi mes të tjerash u shpreh se Vedati nuk i flet akoma.
Ndërsa ky i fundit ka bërë një reagim të papritur në rrjetin social, Instagram.
Ai publikoi në InstaStory sondazhin e krijuar nga vetë faqja zyrtare e BBVK, ku dukej qartë se ai ishte më i preferuari nga publiku, me 40% të votave.
“I popullit jam dhe do të mbetem gjithmone ne zemrat e tyre”, ka shkruar Vedati, duke treguar hapur se është kundër vendimit të produksionit.

