Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft intensive për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, shkak “gjyqi” që iu bë Luizit pas veprimit ndaj Kiarës dy ditë më parë.
Lidhur me këtë situatë, Kiara, Olta dhe Maestro po diskutonin pas prime-it pikërisht veprimin e Luizit.
Duke qenë afër Ermionës, kjo e fundit iu ka kërkuar me tone të ashpra tre banorëve që ta ndalojnë menjëherë këtë diskutim. Ermiona iu drejtua Kiarës se si mund të diskutojë me Oltën kur ka patur debate mjaft të forta me të.
Situata mes banorëve agravoi më shumë, aq sa bëri Ermionën të kërkojë largimin nga shtëpia e BBV. Megjithëse ajo u ndalua dhe u qetësua nga Luizi, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, ku bëhej e ditur se Ermiona skualifikohet menjëherë nga gara, shkak dhuna verbale e përdorur prej saj.
Nisur nga ky vendim i produksionit, ka reaguar së fundmi këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.
Triksa postoi një foto të Jonës në Instagram, të cilën e shoqëroi me shkrimin”: “Nuk të meritonin. Ti je shpirt i lirë”.