Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”, përpos debateve të forta mes opinionistëve dhe banorëve, vëmendje mori dhe eliminimi i Gertit dhe Lorencit.
Mes të nominuarve, Efit, Kiarës, Qetësorit, Lorencit dhe Gertit, ky i fundit u zgjodh si më pak i pëlqyer nga publiku, duke sjellë dhe largimin e tij nga reality show.
Mirëpo pikërisht në momentin kur u përmend emri i Gertit, Lorenci ka kërkuar para të gjithëve se dëshiron të largohet nga BBV pêr arsye personale, vendim i cili u respektua dhe zbatua nga produksioni.
Por, një detaj nuk i ka shpëtuar publikut.
Nita u thirr në dhomën e surprizave për të lexuar zarfin e kuq, i cili përpos imunitetit për të, përmbante dhe dërgimin e disa prej banorëve në nominim menjëherë.
Kështu, mes dy grupeve, banorëve të “vjetër” dhe katër hyrjeve të reja, Nita zgjodhi këta të fundit për ti dërguar në nominim. Mirëpo ajo që u vu re ishte se në momentin kur Nita filloi të lexonte emrat e banorëve, pjesë e zarfit ishin të gjithë përfshirë dhe të eliminuarin, Gertin, por jo Lorenci.
https://www.instagram.com/reel/CqyxisWN5rr/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Menjëherë në rrjet filluan kritikat ndaj produksionit se eliminimi i Lorencit si dhe dërgimi katër banorëve në nominim ka qenë i planifikuar më parë.
Megjithatë vlen të theksohet se Lorenci e ka kërkuar largimin nga emisioni ditë më parë në dhomën e rrëfimit dhe ndoshta mungesa e emrit të tij në listë lidhet pikërisht me këtë.