Duket se produksioni ka marr vendimin që ndaj komunikimeve me kode të Oltës në BBV t’a bëjë “një sy qorr”, pasi është e pamundur t’u shpëtojnë këto detaje, duke ditur numrin e madh të kamerave në këtë shtëpi.
Pasi ofendoi produksionin apo pas komunikimit me shenja me Kristin disa herë, Olta ka tërhequr sërish vëmendje teksa komunikon me kode me Dea Mishel.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Olta shihet teksa pyet Dean: “E ke ndërruar atë?”, por që nuk u kuptua si fillim nga Dea. Olta e vazhdon sërish komunikimin teksa bën shenjë te dora (duke i treguar orën).
Megjithëse është e paqartë se cfarë ka dashur të tregojë aktorja, komunikimet me shenja janë të pa pranueshme brenda këtij reality show.