Producenti heq dorë nga Kivanç Tatlitug në serialin e ri turk, aktori kërkonte çmim marramendës për një episod!

Kivanç Tatlitug është nga aktorët më të njohur dhe suksesshëm në Turqi.

Aktori ka kaluar kufijë duke arritur pëlqyeshmëri të madhe në shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën ku u transmetuan disa seriale ku bënte pjesë.

Suksesi që ka arritur ka bërë që Kivanç të kërkojë shuma marramendëse në projektet e reja që i ofrohen.

Kështu ka ndodhur së fundmi, kur u ftua në serialin “If the king loses”.

Aktori mësohet se kërkoi 1.5 milionë lira turke (mbi 80 mijë dollarë) për episod, ndërsa partnerja e tij në serial, Serenay Sarikaya, kërkoi 1 milion lira turke pasi mësoi shifrën e kërkuar nga Tatlitug.

Sipas mediave turke, kur producenti mësoi shifrat e çmendura të të dy aktorëve, vendosi të hiqte dorë nga këta protagonistë dhe të kërkonte aktorë të tjerë.