Kivanç Tatlitug është nga aktorët më të njohur dhe suksesshëm në Turqi.
Aktori ka kaluar kufijë duke arritur pëlqyeshmëri të madhe në shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën ku u transmetuan disa seriale ku bënte pjesë.
Suksesi që ka arritur ka bërë që Kivanç të kërkojë shuma marramendëse në projektet e reja që i ofrohen.
Kështu ka ndodhur së fundmi, kur u ftua në serialin “If the king loses”.
Aktori mësohet se kërkoi 1.5 milionë lira turke (mbi 80 mijë dollarë) për episod, ndërsa partnerja e tij në serial, Serenay Sarikaya, kërkoi 1 milion lira turke pasi mësoi shifrën e kërkuar nga Tatlitug.
Sipas mediave turke, kur producenti mësoi shifrat e çmendura të të dy aktorëve, vendosi të hiqte dorë nga këta protagonistë dhe të kërkonte aktorë të tjerë.