“Priti 6 muaj për puthjen e parë”, Beniada zbulon më shumë për partnerin dhe historinë e saj të dashurisë

Prej kohësh Beniada Nishani është përfolur për një romancë me Blert Hajdarin, vëllain e opinionistit Arbër Hajdari.

Madje pak kohë më parë dyshja u fotografuan krah njëri tjetrit teksa ishin pjesë e një eventi.

Modelja është shprehur disa herë se është shumë e dashuruar, ama ende nuk e ka zbuluar vetë identitetin e partnerit të saj.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku është ngacmuar paksa për këtë pjesë, ku është shprehur:

Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.- teksa ka pranuar se partneri i saj është përgjegjës për lumturinë që ndjen, edhe pse ajo nuk ishte duke e kërkuar një histori dashurie në kohën kur u njohën dhe ka qenë mjaft “e hutuar”, por ai “i bëri magji”.

Ajo tha se ai ka pritur 6 muaj për t’i dhuruar puthjen e parë, ndërsa u shpreh se “gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri”.