Luana Vjollca ka vite që përflitet për lidhjen e dashurisë me menaxherin e saj dhe biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçajn. Ndonëse shpesh janë fotografuar së bashku, moderatorja shqiptare ka zgjedhur të mos flasë për të, ndërkohë që herë pas here historia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta.
Së fundmi kanë qenë miqtë e saj të afërt që kanë dëshmuar për një krizë të re mes çiftit dhe kjo ndodh në prag të ceremonisë së dasmës që kishin planifikuar këtë vjeshtë.
Ndërkohë, dyshimeve që lindën nga këto rrëfime konfidenciale i shtohen edhe disa fakte, që tregojnë se Luana dhe Krenari që prej kohësh bashkëjetojnë në Tiranë, tashmë nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.
Në një kërkim të bërë në rrjetet e tyre sociale, shihet qartë se dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, i vetmi rrjet social ku nuk postonin foto, por shkëmbenin mesazhe dashurie.
Nuk dihet se ç’do të ndodhë me përgatitjet për dasmën, duke qenë se ata kishin bërë prenotimet për ceremoninë VIP, që do organizonin buzë detit, në Gjirin e Lalzit.
Luana ndërkohë do të rikthehet me emision të ri të muajin shtator, por që nuk ka zbuluar detaje nëse bëhet fjalë për “Shiko kush luan”.